Ilir Shaqiri publikon videon e rrallë të Hamëz Jasharit, si pjesëtar i ansamblit folklorik “Drenica”

Në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, i mbarë populli shqiptar zgjodhi të kujtojë dhe nderojë në forma të ndryshme familjen e lavdishme të Jasharajve.

Në mesin e shumë personaliteteve që kanë ndarë pamje dhe fragmente kujtimesh të familjes historike është edhe Ilir Shaqiri.

Shaqiri ka ndarë një video të Hamëz Jasharit, i cili ishte pjesë e ansamblit folklorik “Drenica”.

Video daton prej 39 vitesh më parë, dhe në të i këndohet Drenicës dhe gjithë atdheut.

Ansambli “Drenica” u formua në vitin 1968 dhe nga ajo kohë trashëgon ndër breza këngën, folklorin e vallen tradicionale shqiptare.