Pas largimit të Eglit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, situata mes banorëve është tensionuar.
Disa prej tyre kanë akuzuar Gjestin, duke pretenduar se sjellja e tij ka ndikuar negativisht në mirëqenien emocionale të Eglit.
Në një diskutim në oborr, Laerti i drejtohet Gjestit me fjalë të forta, duke e akuzuar për ndikimin që ai ka pasur tek Egli.
“Nëse ajo vajzë arriti në një pikë emocionalisht dhe psikofizikisht, ku nuk duroi më, ishte për shkakun tënd. Unë jam këtu prej 76 ditësh dhe e kam parë se çfarë ke bërë dhe si e ke trajtuar atë. Futu në shtrat, e dua s’e dua, më lan, më shpërlan, jo po ndiej, jo po s’ndiej’ – të gjitha këto janë shenja të papjekurisë tënde emocionale”, i ka thënë Laerti – Gjestit.
Ndiqni pamjet me poshte: