Egzon Azemi, aktivist e shef i kabinetit te ministri Arben Vitia, është dënuar me 6 muaj burg.
Kjo pasi u gjet fajtor për kanosjen e prokurorit Afrim Shefkiu dhe gjyqtarit Mentor Bajraktari.
Pas dënimit, ai ka hedhur vrer mbi Gjykatën.
Postimi:
Unë, Edi Zenelaj dhe Qerim Elashani u denuam me 6 muaj burg apo 1 vit e gjysmë gjithsej, sepse Afrim Shefkiu u ndie i “kërcënuar” pasi liroi terroristin serb Dejan Pantiq.
Edi për një grafit ky shkruhej shtyllë e turpit, Qerimi për një koment, ndërsa unë për postimin e një thënjë të Avniut.
Prokuroria Speciale është e dorëzuar para kriminelëve prandaj akuzon e dënon aktivistë. Por një ditë do këtë drejtësi të vërtetë.
Poshtë kriminelët e tradhtarët!
Avniu gjithmonë mbetët hero!