“G Bani ka ndarë një përvojë jo fort të lehtë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pasi në prime-n e shkuar iu komunikua se babai i tij ndodhej në spital, por në gjendje stabile.
Në një postim në Instagram, ai tregoi se gjatë udhëtimit kishte ethe dhe temperaturë të lartë, ku edhe humbi ndjenjat.
Ndër të tjera, G Bani falenderoi pasagjerët shqiptarë që e ndihmuan gjatë situatës, si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të aeroportit për mirëkuptimin.
Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë nga njerëzit që ka takuar gjatë këtij udhëtimi.
