‘Mezi pres të të takoj…’ Egli shpërthen në lot, merr mesazhin e ëmbël nga ish banori i BBVA! Ja reagimi i Gjestit

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, tensionet dhe emocionet janë gjithmonë të pranishme, por ka edhe mesazhe mbushur me ndjenja të forta tek rubrika “Big Love”.

Së fundmi, ish-banori i shtëpisë, Redon Berani, ka dërguar një mesazh mbështetës për Egli Takon, duke i dhënë forcë në këtë rrugëtim sfidues brenda shtëpisë.

“Sytë janë pasqyra e shpirtit tënd të bukur. Të lutem mos lejo të venitet shkëlqimi që reflektohet në to. Kjo eksperiencë do të mbarojë dhe unë mezi pres të të takoj”, shprehet Redoni.

Këto fjalë kanë prekur Eglin, e cila është emocionuar shumë nga ky mesazh.
Ndiqni reagimin me poshe: