Njoftim me rëndësi për kosovarët nën 18 vjeç

Sipas vendimit të ri, edhe ky grup i shtetasve duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi, shkruan Gazeta Express.

“Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të m iturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi”, përfundon njoftimi i MPJD-së.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18 vjeçare nga Kosova lejoheshin të kalonin kufirin vetëm me certifikatë të lindjes

“Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes”, shton komunikata.