Limaj iu “dorëzua” Kurtit, Nushi kritikon komandant Çelikun: S’thuhet vi pa kushte…

Ditë më parë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Albin Kurtin, duke theksuar se ai e vendos interesin nacional të parin.

Limaj, përkundër partive të mëdha opozitare, i hoqi vijat e kuqe Kurtit.

Pas kësaj, Komandant Çeliku u përball me një sërë kritikash, duke u cilësuar nga disa edhe si “Komandant Plastika”.

Në lidhje me deklaratën e tij, një koment për Insajderin dha edhe Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate.

Sipas Nushit, Limaj gaboi kur tha se do të bashkëpunonte pa asnjë kusht në qeveri.

Gjatë intervistës, ai pati edhe një porosi për PDK-në dhe LDK-në.