Arifi: Vështirë të besohet se dikush nga opozita i bashkohet VV-së, për ta formuar Qeverinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve dhe sa më parë të formojë Qeverinë, për çka ka marrë besimin e qytetarëve.

Por, si do ta formojë Kurti qeverinë, duke mos i pasur votat, sipas rezultateve të deritanishme nga KQZ?

Lidhur me këtë, ish diplomati Avni Arifi, thotë se për këtë e di Kurti.

“Kjo është një pyetje që veç Kurti mund të përgjigjet. Me të dhënat e ditura deri më sot vetëm një matematikë e Kurtit si në shkollën e Podujevës mundet me ia siguru 61 deputetë. Kur po them të dhënat e ditura mendoj në premtimin e tij se s’ka koalicion me siç i quante Kurti dhe VV Pydykyhin, Lydykyhi dhe kriminelët e AAK-së”, ka thënë ai.

Sipas Arifit, Kurti në të kaluarën ka qenë kundër ‘blerjes’ së deputetëve, por që tani mund të mos i duket kriminale.

“Në të kaluarën VV ka qenë shumë kundër shitblerjes se deputetëve. Mundet që ardhjen në VV e shohin si ardhje në “Qabe” dhe s’është kriminale por në fakt është aktivitet kriminal dhe s’e besoj që janë të tillë nga VV-ja”, ka vlerësuar ai.

Arifi thekson se është e vështirë të besohet se dikush nga opozita do t’i bashkohet VV-së.

“E vështirë të besohet se dikush nga opozita do t’i bashkohet VV duke ditur se e ardhmja politike e saj është e zymtë dhe në rënie”, ka deklaruar Avni Arifi.