Jozi ka deklaruar se me Valbonën ka vetëm shoqëri, por Ledjona mesa duket di më shumë. Jozi ishte i ftuar në ‘E diell’ ku është vendosur në siklet nga Ledjona, e cila i ka përmendur një video duke u shprehur e sigurtë që mes tij Valbonës ka pasur një lidhje.
Ledjona: Na thuaj tamam se çfarë marrëdhënie ke patur me Valbonën? Se nuk e ‘ha’ askush që jo je shoku i vëllait, jo….
Nevina: Ti Ledjona di diçka?
Xheneta: Patjetër, edhe unë e dëgjova
Nevina: Ore Jozi na e thuaj tani, se tanët jemi
Jozi: Për të disatën herë e them që Valbonën e kam shoqe
Nevina: vetëm shoqe?
Jozi: Marrëdhëniet tona janë
Ledjona: Tregohu i sinqertë tani, se ndryshe do tregoj videon se çfarë the pak më parë
Jozi: Unë të provokova me diçka. Thashë një tip sekreti, po ti nuk i mbake sekretet
Ledjona: Jo, nuk është sekret se e ka dëgjuar edhe Xheneta edhe Dea
Jozi: Po Xheneta shpif
Nevina: Ose thuaj të vërtetën tani, ose…
Vajzat: O sot, o kurrë
Jozi: Valbonën e kemi shoqe dhe do ta kemi shoqe gjithmonë
Nevina: Ish-shoqe?
Jozi: Shoqe, dhe do ta kemi gjithmonë
Nevina: Se nuk na lënë gocat. Të kanë vënë në mes Jozi.