Mbrëmjen e djeshme, Big Brother VIP Albania rikujtoi për banorët momentin e hyrjes së tyre në shtëpi, duke sjellë emocione të forta për secilin prej tyre.
Një nga momentet që spikati ishte ai i Redonit dhe këngëtares së njohur Gili,
të cilët u larguan me dëshirë së bashku ditët e para të spektaklit, për shkak të presionit të lartë të lojës.
Teksa pamjet e hyrjes së Redonit u transmetuan, Egli Tako, me të cilën Redoni kishte krijuar një raport shumë të mirë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, u emocionua dhe tha: “Redon, zemra ime. Sa më ka marrë malli”.
Egli dhe Redoni u afruan shumë gjatë kohës që qëndruan së bashku, duke krijuar një raport të mirë.
Përpara largimit të tij, të dy u shprehën se do të prisnin njëri-tjetrin jashtë shtëpisë.