Kandidatja për deputete e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, sot nuk ka shprehur qëndrim refuzues ndaj një koalicionit të mundshëm me Fatmir Limajn.
Por, para një dekade, ajo kishte qëndrim krejt tjetër ndaj politikanit në fjalë.
Në dhjetor të vitit 2010, Kusari-Lila e kundërshtonte fuqishëm çdo bashkëpunim e Limajn.
Pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, në dhjetor të vitit 2010, ajo si përfaqësuese e lartë e AKR-së e kushtëzonte koalicionin me PDK-në(fituese e zgjedhjeve), duke kërkuar që pjesë e qeverisë të mos ishte Fatmirë Limaj, i cili në atë kohë hetohej për korrupsion nga EULEX-i.
Madje, ajo publikisht e kishte thënë se nuk do të hynte kurrë në një Qeveri ku do të ishte edhe Fatmir Limaj.
“Unë personalisht nuk do të jem në një qeveri, ku do të ishte edhe zoti Limaj. Ne ka kohë që kemi kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të hetimeve”, kishte thënë Kusari – Lila.
Ndaj qëndrimeve të tilla, kishte reaguar edhe Limaj, i cili në atë kohë e mbante pozitën e Ministrit të Transportit.
Në reagimin e tij, Limaj ia kishte rikujtuar Kusari-Lilës rrugën se si kishte hyrë në politikë.
“Mimoza është politikane e tipit ‘Gërvish e Fito’, e cila gërvishti shumë tek Pacolli dhe fitoi shumë, por nuk mund të fitoj çdo herë duke gërvishtur”, i është kundërpërgjigjur Limaj.
Çka tha sot Kusari-Lila?
Mimoza Kusari, që ishte shefe e deputetëve të Vetëvendosjes në mandatin që shkoi, thotë se është herët të komentohen bashkëpunimet e mundshme për qeverisjen e ardhshme.
E pyetur nga televizioni 7, për deklaratat e mbrëmshme të Fatmir Limajt, i cili u vetëofrua për bashkëpunim – përfshirë edhe me partinë Vetëvendosje, Kusari u shpreh:
“Besoj se në raport me koalicionet, VV gjegjësisht grupi ynë, ka qenë i qartë për qeverisje të vetme. E dyta, ende pa u certifiku rezultati, pa u konfirmu mandatet është shumë herët të flitet për bashkëpunime të ardhshme. Nuk kisha komentu specifikisht deklaratat e Limajt, kemi të bëjmë me proces që është ende duke vazhduar”, tha ajo.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limja, mbrëmë është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për t`i formuar institucionet e reja.
Ai ka bërë me dije se nuk ka vija të kuqe për askënd dhe është i gatshëm të ulet në tavolinë.
“Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem“, është shprehur Limaj.
Ai ka treguar se me me AAK-në janë parti të ndara.
“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”.
I pyetur nëse është kontaktuar deri më tani nga dikush për ndonjë koalicion të mundshëm, Limaj është përgjigjur.
“Ne jemi të vegjël, kanë punë njëherë të mëdhenjtë për koalicione”, ka deklaruar i pari i AAK-së.