Për herë të parë në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, përdori nominimin e pazakontë të martën, kur opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku u përfshinë në zgjedhjen e banorëve që shkojnë “kokë më kokë” në televotim.
Ata vendosën që banorët që do të shkonin në nominim “kokë më kokë”, të ishin Loredana dhe Livia.
Mirëpo ky nominim ka ngjallur dyshime. Kjo, pasi që në nisje të edicionit të katërt të këtij formati, u përfol një shkëmbim banorësh me Grande Fratello-n.
Ajo që bie në sy është se opinionistët zgjodhën Loredanën dhe Livian, dy vajza që janë rritur në Itali dhe e kanë të fortë lidhjen me këtë shtet.
Të shtunën ekziston mundësia që njëra prej tyre të mos largohet përfundimisht nga reality show, por të transferohet si konkurrente në “Grande Fratello” në Itali.
Kujtojmë se në një intervistë për “Shqipëria Live”, Ledion Liço zbuloi se, “Big Brother VIP Albania” dhe “Grande Fratello” do të realizojnë një shkëmbim banorësh.
Ai deklaroi: “Qëllimi është që të bëjmë një shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.” dhe duket se ky moment është duke ardhur.
Livia Brunga është 28 vjeç dhe është rritur në Itali. Në moshën 2 vjeçare, prindërit divorcohen dhe Livia shkon të jetojë në Itali me mamin. Prej asaj kohe nuk e ka takuar babain e saj Aty ka punuar si bar tender që prej moshës 16 vjeçare. “Për’Puthen” ishte zgjedhje për t’iu bashkuar televizionit. U bë e njohur për historinë e saj të dashurisë me Mevlanin, ku dhe ndarja u bë publike e me shumë polemika. Ëndrra e saj është të takojë në Big Brother për herë të parë vëllain e saj.
Ndërsa Loredana Brati është 25 vjeçe. Një vajzë vlonjate e lindur dhe rritur në Itali, e së fundmi jeton në Angli dhe punon si modele.