Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se me AAK-në janë parti të ndara, duke mos vendosur ndonjë vijë të kuqe për ndonjë bashkëpunim potencial me Lëvizjen Vetëvendosje.
Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se Limaj po e kthen kohën e pazareve.
Ai ka thënë se kjo është gjenerata e fundit e këtij diskursi që do të mbijetojë politikisht.
“Është mirë Fatmir Limaj niher me kqyr rezultatet sa deputetë i ka më së pari. Mund të ndahet prej Ramushit, por në esencë prej sonte Limaj po e kthen atë lojën e pazarëve. Është t’u dasht me rrit pazarin”.
“Me këtë gjuhë dhe këto taktika, mendoj që është gjenerata e fundit politike që ka me mujt me mbijetu, nëse vazhdon ky diskurs sekserist e tugjarist, unë mendoj që nuk pse të dalin në zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare”, ka thënë Syla.