Deputetja e njohur boshnjake, Duda Balje, ka shënuar një sukses të dyfishtë këto ditë, duke dëshmuar fuqinë e saj si në politikë, ashtu edhe në rrjetet sociale.
Së pari, Balje ka arritur shifrën e 100 mijë ndjekësve në llogarinë e saj në Instagram, duke u bërë një nga politikanet më të ndjekura dhe me më shumë ndikim në këtë platformë në Kosovë.
Kjo rritje e ndjekësve reflekton popullaritetin e saj të vazhdueshëm dhe lidhjen e fortë me publikun.

Paralelisht me këtë sukses në rrjetet sociale, Unioni Social Demokrat (SDU), partia e saj, ka siguruar një nga tri ulëset e rezervuara për komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës.
Sipas përditësimeve më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Duda Balje është më e votuara në partinë e saj, duke grumbulluar mbi 1,780 vota.

Ky rezultat i garanton asaj një tjetër mandat në Kuvend, duke e bërë një figurë kyçe për përfaqësimin e komunitetit boshnjak në skenën politike të vendit.
Me këtë fitore të dyfishtë, Balje jo vetëm që e forcon pozicionin e saj politik, por edhe shfaq një ndikim të fuqishëm në rrjetet sociale, duke ndikuar në diskursin publik dhe duke mbetur një prej politikaneve më të zëshme dhe atraktive në Kosovë.