Përkundër që e ka pasur vazhdimisht përkrahjen e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, fituesi i sezonit të dytë të BBVK, Lumbardh Salihu që kandidoi për deputet, nuk arriti t’i sigurojë votat nga qytetarët.
Nga rezultatet e publikuara deri më tani shihet se nuk është as top 50-shën e kandidiatëve më të votuar nga kjo parti, megjithëse numërimi i votave ende nuk ka përfunduar plotësisht.
Mbetet të shihet nëse ndonjë ndryshim mund të ndodhë me publikimin e rezultateve të plota nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).