Prej kundërshimtve më të mëdha për pavarësinë e Kosovës, mes protestash e aksionesh, përveç asaj të 10 shkurtit 2007, ku patën mbetur të vrarë edhe dy aktivistë të VV-së Mon Balaj dhe Arben Xheladini, një tjetër konferencë e Albin Kurtit vetëm një muaj para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, rikthehet në vëmendjen e opinionit.
Më 27 janar 2008, në një konferencë për media në Tiranë, Albin Kurti krah të cilit qëndronte edhe Glauk Konjufca, do të shprehej kundër pavarësisë së Kosovës, si më poshtë:
“Shpallja e pavarësisë do të nënkuptonte edhe bërjen e pavarësisë ose së paku mundësinë e bërjes së pavarësisë nëse do të paraprihej nga referendumi i popullit të Kosovës dhe njëkohësisht nga një forcë ushtarake e cila do ta mbronte atë pavarësi nga ndërhyrja e Serbisë”.