Kryeministri Albin Kurti plot 18 ditë zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej Kalifornisë e deri te New Yorku, takoi kompani teknologjike, senatorë e bashkatdhetarë, por nuk arriti të futet në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë e as në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ndonëse pritej me shumë entuziazëm një takim i tij i mundshëm me presidentin Joe Biden, Kurti arriti të ballafaqohet veç me këshilltarin e lartë për Siguri të tij, Jake Sullivan. Edhe atë tek një kënd i shkallëve të Shtëpisë së Bardhë. Ky ishte shkak edhe të deklaronte dje se ‘unë isha në Shtëpinë e Bardhë’.
Periskopi përmes video-komentit më poshtë ka përmbledhur deklaratat e qasjen e Kurtit ndër vite me Amerikën dhe ka shtruar pyetjen ‘’A është kryeministër Kurti anti-amerikan?’’.