Plot kosovarë po ikin sepse s’donë që shefi t’iu flasë shqip

Nga Viktor Buzhala

Ne kemi qenë të pushtuar nga viti 1 deri në vitit 1999. Pra, plot dy mijë vjet. E ky pushtim ka lënë pasoja të mëdha ndër ne. Thjeshtë, pos luftimit të tyre, ne kemi kriju edhe respekt për tjetrin, duket se e kemi në ADN. E shohim si më të zotin se ne, duam ti shërbejmë. Zatën, edhe iu kemi shërbyer të huajve për 2000 vjet, pasi ka qenë mbijetesa në pyetje.

Ndërdija jonë është tronditur për një periudhë kaq të gjatë, saqë është futur brenda saj edhe mostolerimi ndaj pjestarëve të sojit tonë. Një pjesë e madhe e kosovarëve nuk mund të konceptojnë, të pranojnë dhe ti shërbejnë një shefi kosovar. I tmerron kjo ide. Prandaj, zgjedhin të ikin.

Ata nuk duan që shefi t’iu flasë shqip. Duan t’iu flasë gjermanisht, anglisht, italisht. Edhe sllovenisht a kroatisht bën, por shqip asessi. E ndiejnë vetën të përcmuar, të përulur. E ndiejnë veten askushi.

“Kush është kojshia jem me mu ba shef mu kur deri dje ska ditë as me ecë”, murmurisin ndër veti, teksa kryejnë punët me përtesë.

Ka prej tyre që i kanë rrogat nga 7-800 euro, por prapë dëshirojnë me cdokusht të ikin. Ato pare në Kosovë vlejnë sa 2000 euro në Gjermani, të cilat i marrin në verzionin më të mirë. Por, atje shkyhet tu punu sepse shefi nuk iu flet shqip. Edhe nëse iu flet, të tjerët nuk e shohin këtë. Prandaj janë mirë me vetvete.

E keni pa ndonjë të huaj që mëson shqipen në Kosovë. Asnjë. Janë qe 20 vjet këtu dhe nuk i dinë as 20 fjalë, pasi me të kuptuar kosovarët që është i huaj, kcejnë përpjetë tu i folë anglisht a gjermanisht a cilën gjuhë e flasin. Madje, krijohet edhe poza qesharake kur i flasin gjermanisht amerikanëve, të perzime me naj fjalë edhe serbisht. Ah po, serbisht kena qejf me folë shumë, hic problem se kena. Vec shqip nuk i flasim askujt, pasi nuk dojmë, ndihemi inferiorë dhe i glorifikojmë të tjerët.

Pra, ndjenja e inferioritetit ndaj të huajit dhe e superioritetit ndaj tonit krijon adhurim për sistemin e tjetërkujt dhe përcmim për atë që është e jona. Rrjedhimisht, kjo po ndikon edhe në zbrzjen e Kosovës, edhepse nuk është fajtori kryesor.

Sa inferior jemi ndaj tjetrit e superior ndaj tonit e tregon edhe rasti i ditëve të fundit që tronditi Kosovës. Ne nuk e kemi pIagosur asnjë polic serb pse na ka shkru një tiketë trafiku. Përkundrazi, e kemi pagu e shpeshherë iu kemi pagu edhe ndonjë pulë a një kallabllak birra. Madje, e kemi bë ndonjëherë edhe pa na kërkuar, për ti hy në qejf.

Nuk është shënuar ndonjë rast kur kosovarët e kanë suImuar pse I ka ndalë ndonjë polic të UNMIK-ut. Mirë kanë bë, por policët e Kosovës janë cak i suImeve të cdoditshme vetëm pse flasin shqip. Ne nuk duam që as shteti të na flasë shqip. Me të kuptuar që e kemi shtetin tonë, që fliste shqip, i jemi turrur pa frikë duke e pIackitë deri në temel. Atje, në përëndim, rrimë urtë, punojmë e zani s’na ndihet. Madje, i lavdërojnë për rënd e rregull, ua marrim lakmi. Si të vijmë në Kosovë, në momentin e parë që shohim tabela shqip, clirohemi. Na del dufi i mosrespektit për cdogjë tonën. I turremi pa fije respekti e njerzillëku, harbohemi. Kjo vazdhon deri të na vije koha të ikim sërish në parajsën e të tjerëve.

Kjo histeri e neveritshme e superlativës ndaj tonës dhe inferioritetit ndaj tjetrit, e gdhendur në gjenet tona nga sundimi i atyre që s’lanë gjë pa bë këto 2000 vjetët e fundit, pos që ka me e shkretnu Kosovën, ka me na zhdukë edhe atë gjysëmidentitet që jemi mundu ta krijojmë dekadat e fundit, prej që dolëm nga analfabetizmi. Kjo vecse ka filluar. Gjysma e fëmijëve kosovarë që jetojnë këtu tashmë nuk dijnë shqip e as që po flasin shqip. Madje, edhe prindërit iu flasin anglisht, pasi ashtu po ndihen më superiorë. Në fund kena me mbetë si qervish i përgatitur keq dhe pa pikë shije.