Për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, kanë zhvilluar një parakalim ceremonial në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Parakalim special për herë të parë realizuan edhe Njësia për Mbrojtjen e Afërt, ku vëmendje të vecantë mori e vetmja grua në këtë njësitë, shkruan IndeksOnline.
Të shumtë ishin qytetarët që kishin dalë për të përjetuar nga afër emocionet e këtij momenti të veçantë.
Përveç paradës ushtarake, një vëmendje të veçantë morën edhe shfaqja e pajisjeve dhe teknologjisë më të re që janë integruar në strukturat e FSK-së dhe Policisë, duke përfshirë mjete të sofistikuara të mbrojtjes./IndeksOnline/