Ish i burgosuri politik, heroi dhe autori Adem Demaçi kishte folur në një intervistë për kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin.
Ai në atë intervistë kishte thënë se prishja e raporteve mes tyre kishte ndodhur pikërisht në kohën kur ishte shpallur Pavarësia e Kosovës, kjo pasi Kurti nuk kishte marrë pjesë.
“Disa veprime që i bën nuk ishin në atë mendimin tim, për shembull kthesa më e madhe që ne jemi ftohur mes vete ka qenë kur unë kam shkuar në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, kurse Albini e ka pa të arsyeshme mos të vij. Ajo ishte kthesa e madhe që duhej ta bënte, duhet ta kuptonte se ajo nuk ishte punë e vogël por ishte punë me rëndësi shumë të madhe sepse ishte shkelje në të vërtetë e rezolutës 12/44, këtë Albini nuk e kuptoi”, kishte thë Demaçi.
Kurti dhe Demaçi kishin bashkë bashkëpunuar gjatë viteve 1998, kur Demaçi u bë përfaqësues politik i UÇK-së, ndërsa Kurtin e mori si ndihmës dhe bashkëpunëtor të ngushtë në zyrën e tij nW Prishtinë.