‘Diss’ ndaj Gjestit? G-Bani uron 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, pozon me Xhenetën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, rep artisti G-Bani, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një postim në rrjetet sociale, duke ndarë një fotografi të veçantë.

Në imazh, ai shfaqet duke pozuar krah për krah me Xhenetën, një personazh i njohur nga BBVK dhe BBVA.

Ky postim ka tërhequr vëmendje, duke u konsideruar nga disa si një “diss” ndaj Gjestit, pasi Xheneta ishte e lidhur me të, ndërsa G-Bani u largua nga BBVA pas një konflikti me Gjestin.

Theksojmë se G-Bani doli me zarf të zi për shkak sulmit fizik ndaj Gjestit.

Ndërkohë pas daljes nga shtëpia edhe Xumi Allushi i ka komentuar Xhentës një foto, emojin e zemrës së kuqe.