Huqje e madhe: Flamuri i Kosovës ngrihet mbrapsht në ceremoninë shtetërore, e shohin Osmani dhe Kurti

Të rreshtuara para tij ishin presidentja, kryeministri e komandanti i FSK-së.

Megjithatë, në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Kosovës, jo gjithçka shkoi sipas planit.

Flamuri i Kosovës që u ngrit nga ushtarët e FSK-së ishte vendosur mbrapsht.

Kjo shihet në formën që ka marrë harta në qendër të flamurit, e cila është në anën e kundërt.