Jul Deda reagon për hyrjen e banorit të ri: “I ka hipur kalit mbrapsht…”

Banori më i ri i Big Brother VIP Albania, Vserlo, ka hyrë menjëherë në lojë duke shkaktuar tensione dhe debate me disa prej banorëve, si Gjesti dhe Valbona.

Qasja e tij provokuese ka tërhequr vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, duke bërë që shumë të reagojnë për sjelljen e tij.

Një nga personat që ka komentuar hyrjen e tij është aktori Juli Deda,

i cili në një postim në TikTok ka ndarë një video me mbishkrimin: “Ky [banori i ri] më duket se ia ka hipur kalit mbrapsht.”

Përmes këtij reagimi, Juli ka shprehur mendimin e tij për qasjen e Vserlos në lojë, duke lënë të kuptohet se e sheh si një lojtar impulsiv dhe të paqëndrueshëm.