Rrjedh lista e AAK-së në Deçan, Haradinaj prinë me vota, Pal Lekaj bëhet “përrallë”!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dal partia e parë në komunën e Deçanit me gjithsej 7099 vota.

“IndeksOnline” ka siguruar një listë pas numërimit të 56% të votave në Deçan.

Ramush Haradinaj padyshim se është më i votuari nga të gjithë me afro 4 mijë vota, duke u pasuar nga vëllai i tij, Dauti me 377 vota më pak se lideri i AAK-së.

Time Kadriaj dhe Arton Demhasaj morën mbi 2 mijë vota, transmeton Indeksonline

Ndërsa, Fatmir Limaj i NISMA-s mori mbi 600 vota.

Ajo që bie në sy është performanca e  dobët e ish-ministrit, Pal Lekaj. Ai arriti të marrë vetëm 206 vota./Indeksonline/