Ish-luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ka reaguar me një shkrim në rrjetin social Facebook, ku i doli në mbrojtje Bekim Jasharit, shkruan GazetaKosova.net
Kjo deklaratë e Gecit vjen pasi OVL e UÇK-së mori vendim të bojkotohet Qeveria në festën e pavarësisë së Kosovës.
Në mbrojtje të Qeverisë doli sot Bekim Jashari nga familja e madhe Jashari nga Prekazi.
Por, për çudi, pati reagime ndaj Bekim Jasharit në rrjete sociale.
E në mbrojtje të Bekimit doli Geci, i cili i kërkon të qëndroj, duke shtuar se e drejta e gjakut të familjes suaj do të mbytë të drejtën e përfitimeve personale politike të kujtdo qoftë, pavarësisht gabimeve që mund ti ketë bërë njeriu në rrugëtimin drejt lirisë së përhershme.
Geci madje thotë se, të gjithë këta që po i reagojnë Bekim Jasharit në kohë lufte ishin edhe kundër Adem Jasharit.
Reagimi i plotë:
Tmerri i tmerrit është për ata që, për interesa politike, mundohen ta zbehin Epopenë e UÇK-së dhe festën e Pavarësisë së Kosovës.
Qëndro, Bekim Jashari, sepse e drejta e gjakut të familjes suaj do të mbytë të drejtën e përfitimeve personale politike të kujtdo qoftë, pavarësisht gabimeve që mund ti ketë bërë njeriu në rrugëtimin drejt lirisë së përhershme.
Të gjithë ata që sot po i reagojnë Bekim Jasharit, në kohën e luftës ishin edhe kundër Adem Jasharit.
Ligji i luftës dhe të drejtës për liri ka vetëm dy nene:
Neni 1: Kurrë mos u dorëzo.
Neni 2: Mbaje mend të parin.