“Rrezikojmë mos me pas Qeveri para qershorit”, Burim Ramadani për vonesat në numërimin e votave

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dështuar duke filluar nga faqja e deri te numërimi i votave.

Ai tha se për shkak të kësaj rrezikohet që edhe një muaj mos t’i kemi rezultatet finale.

Tutje Ramadani ka thënë se kjo do të nënkuptonte që mos të kishte qeveri deri në muajin qershor.

“Rrezikojmë mos me pas rezultate finale edhe 1 muaj, ose më shumë se 3 javë dhe rrezikojmë që mos me pas Qeveri para qershorit. Kush e ka përgjegjësi, jo valla ne nuk e kem, as hibridat, as Vuçiqi. Kush e ka, KQZ-ja, stafi profesional dhe përfaqësimi politik”, ka thënë Ramadani në T7.