Mbrëmjen e 9 shkurtit, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte ftuar për festë përkrahësit e tij meqë Lëvizja Vetëvendosje bazuar në rezultate preliminare ka dalë e para me rreth 40 % të votave.
Kurti në këtë fjalim kishte sulmuar e ofenduar të gjithë opozitën, pa harruar që të sulmojë dhe mediat, gjë që e kishte bërë përgjatë gjithë fushatës.
Në pjesën ku ka sulmuar mediat, në një video të publikuar shihet që derisa Kurti flet, në të njëjtën kohë ajo aprovon me kokë fjalët dhe pëshpëritë pas Kurtit.
Në fjalën e tij, Kurti deklaroi se procesi zgjedhor ishte demokratik e paqësor, duke shtuar se i falënderon autoritetet për angazhimin.
Kurti nuk kurseu fyerjet ndaj partive opozitare, të cilët i quajti “hajvana”.
“Luftë hibride, me oligarkë që kërcënojnë punëtorë që japin pare pa hesap dhe me opozitë që bën marrëveshje edhe me dreqin kundër nesh. Por sërish kanë humbur dhe do të mbeten opozitë, sepse nuk ia duan të mirën as shtetit dhe as popullit”,tha Kurti.
“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…Kurrë s’është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie. Me oligarkë që japin para pa hesap, e me opozitë që bëjnë marrëveshje edhe me dreqin kundër qeverisë sonë. Edhe prapë se prapë kanë humbur, kanë me mbet opozitë sepse nuk ia duan të mirën as shtetit e as popullit”, ka deklaruar Kurti.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/1210109347356154