Kurti: Koalicioni ynë do ta formojë Qeverinë Kurti 3

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se është fitues i zgjedhjeve, duke shtuar se do të vazhdojë mandatin e tretë me “Guxo” dhe “Alternativa”.

Ai ka thënë para mediave se do të vazhdojë punën.

“Gjithçka ka shkuar sipas procedurave, falënderoj Policinë dhe organet e rendit në përgjithësi. Jemi të parët e ky është konfirmim për një qeverisje të mirë, të mbarë dhe demokratike. Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3. Do t’i vazhdojë punët…Populli fitoi, fitoi Vetëvendosje. Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme. Të gjithë e kanë të qartë se ata që dolën të dytët e të tretët po të mblidhen bashkë, nuk bëjnë sa ne”, ka thënë Kurti.