Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të sotme.
Gervalla derisa ka hyrë në zyrat e LVV-së, ka thënë se “fitorja është fantastike, na lejoni të futemi brenda”, ka thënë ajo shkurt për media.
Janë publikuar exit-pollet e para pas përfundimit të votimit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë pa diasporë.
Lëvizja Vetëvendosje 40.3 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 21.4 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3 për qind, Koalicioni për Kosovën Fituese 7.2 për qind, Lista për Familjen 1.8 për qind, sipas UBO-Consulting për RTV Dukagjini.