Kush, sa pati në tubimet përmbyllëse? Profesori Tomor Çelaj tregon cila parti e mbushi sheshin më shumë

Profesori Tomor Çelaj ka treguar sipas tij, se cila parti i ka mbushur më shumë sheshet në tubimet e tyre përmbyllëse.

Çelaj në emisionin Pressing në T7 tha se partia e LDK’së, ishte e para me 24 mijë pjesëmarrës.

Pas saj është PDK’ja, me rreth 14 mijë e 946 persona, dhe në fund VV’ja me rreth 6 mijë e 313 persona.

“Maximumi që kanë mund me qenë  në tubimin e VV’së është 6 mijë e 313 persona.

Në rastin tjetër të PDK’së, kjo është e qartë që kanë qenë dikun 30 metra tutje, fotografisë së Rugovës, dhe kur e kemi kalkulu dhe del që komplet ky shesh, i ka 9 mijë e 984 metër katëror. Del se në tubimin e PDK kanë qenë 14 mijë e 946 persona.

Në rastin e LDK’së është shumë me rëndësi me përmen, bina e përgaditun prej LDK ka pasur hapësirë shumë më të vogël se të dy partive të tjera. Del se në tubimin e LDK’së orientimisht kanë qenë pjesëmarrësh rreth 24 mijë pjesëmarrës”, tha ai.