Erërat e lirisë që po fryejnë në mbarë botën, kanë përfshi edhe Serbinë. Këmbëngulësia e studentëve serbë për të kërkuar përgjegjësi nga regjim i kalbur që mori 14 viktima në Novi Sad, po lëkund themelet e një sistemi si ai i Vuçiqit, i cili deshi të ringjallë në mënyrë perfide Jugosllavinë.
Nuk duhet të kemi iluzione dhe të presim se një pushtet i ri në Serbi sado demokratik të quhet, do të ketë qëndrim shumë më të mirë kundrejt shqiptarëve, veçanërisht kundrejt Kosovës.
Por me rëndësi eshtë se tani kur regjimi i Vuçiqit po numëron ditët e fundit, me rënien e tij gjithnjë e më evidente, do të dështojnë edhe planet e tij të dëmshme për të ngjallur hegjemonizmin serb në rajon, përmes Open Ballkanit.
Vuçiq, edhe përmes bashkëpunëtorëve shqiptarë, kishte arritur të ideojë një projekt, i cili dështoi falë kundërshtimit të guximshëm të presidentes kosovare Vjosa Osmani,kryeministrit Albin Kurti
dhe goditjes vdekjeprurëse që këtij projekti ia dhanë doktor Sali Berisha
dhe ish presidenti Ilit Meta
.Falë guximit dhe mjeshtrisë së tyre, dështoi plani që një projekt anti shqiptarë të “ulet këmbëkryq” në Shqipëri
.
Kundërshtimi, sado i vështirë që ishte dha rezultate. Open Ballkan tashmë është projekt i dështuar. Jo vetëm kaq, por falë luftës së guximshme të liderëve të lartpëtmendur filloi të dekompozohet edhe struktura politike që barte mbi supe atë. Dekompozimi po vazhdon me rënien e presidentit serb që sado të zgjasë, nuk e pret pranverën. Do të vazhdon më tutje me fitore historike të forcave anti Open Ballkan në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, kurse do të rrumbullakësohet me fitoren edhe më të madhe të opozitës shqiptare në zgjedhjet e majit në Shqipëri