“Foltorja pak si ring, pak si Qabe – Me këtë tubim Kurti do të ketë ma pak vota se Vjosa”, Valon Syla për tubimin e VV

Gazetari Valon Syla e ka komentuar tubimin përmbyll të VV’së sot në Prishtinë, për të cilin pati kritika.

Ai në emisionin Pressing në T7 tha se ky tubim tregon shumë për pritjet e Kurtit dhe VV’së për 500k vota.

“Foltorja pak si ring, pak si Qabe. Në vitin 2019 ka qenë pa karrige, kanë qenë në këmbë, dhe ka qenë një prej tubimeve zgjedhore naj herë të mbajtura. Këtë herë janë me karrige, dhe nuk kanë qenë pritjet ashtu sic është dashtë.

Sa i përket pritjeve për 500k, ky tubim nuk është kompatibil me pritjet e Kurtit dhe VV për 500k vota”.

Ai beson se Kurti do të ketë më pak vota se sa Vjosa Osmani kur ka qenë në listën e VV’së.

“430 mijë vota i kanë pas me Vjosa Osmanin, dikun mbi 300 mijë vota i ka pas Vjosa Osmani, kështu që mendoj qe Kurti me këtë tubim do t’i ketë më pak se Vjosa Osmani kur ka qenë në Listën e VV’së”, tha ai.