Musli Gucati ka dalë me një analizë rreth qeverisjes 4 vjeçare të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilën tha se është qeverisja më e keqe e degraduese që iu bë nodnjëherë Kosovës.
Gucati adresoi kritika ndaj kryeministrit Kurti edhe për raportin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa edhe e akuzoi për punë kundër “çdo procesi historik që dërgonte drejt formimit të shtetit të Kosovës.”
“4 vitet e fundit për Kosovën ishin mjaft të rënda dhe të vështira si pasoj e një qeverie që udhëhoqi me Kosovën në mënyrën më të keqe, këto 4 vite u pa se si u degradua shteti, nuk pati asnjë zhvillim ekonomik, asnjë projekt i realizuar, për 4 vite me radhë nuk erdhi asnjë njohje për Kosovën por erdhen vetëm ndërhyrjet estetike të ministres së punëve të jashtme e cila në çdo dalje të saj publike tregonte paaftësinë dhe intelektin e saj të tmerrshëm.
Këto katër vite kemi pas një kryeministër populist, propagandues, fjalime dogmatike, në pak kohë shtetin e Kosovës në raport në marrëdhëniet më SHBA-të e sollen në pikën më të ulët, e si mund të ia dish vlerën atdheut kur asgjë nuk ke bërë për të, i tillë është Albin Kurti, i cili ishte kundër çdo procesi historik që dërgonte drejt formimit të shtetit të Kosovës”, tha ai.
“Historinë e Kosovës e kanë bërë të tjerët, ju do mbaheni mend si njerëz të rëndomt që keni keqqeverisur më vendin dhe do mbaheni mend për aferat e juaja të shumta të korrupsionit. Kosova mundet më mirë me PDK-në dhe Bedri Hamza për kryeministër të Kosovës. Andaj më 9-të shkurt adresa e vetme për Kosovën është Partia Demokratike e Kosovës!”, shkroi Gucati.