Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Blerim Latifi, në emisionin Pressing, diskutoi për tubimet elektorale të partive.
Ai tha se tubimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Rahovec, ka qenë i të njëjtës madhësi me atë të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.
“Tubimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Rahovec, ka qenë i të njëjtës madhësi me atë të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë. E kjo natyrisht ka prodhu nervoz te përfaqësuesja e Vetëvendosjes nga kjo zonë”, tha Latifi.
Këtë dështim zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, u mundua ta arsyetoj me atë se qytetarët kanë pas frikë me dalë në tubim nga udhëheqësit e komunës.
Këto deklarata i ka quajtur të pavërteta profesori Blerim Latifi ku tha se Kosova prinë Kosova prinë në rajon liri të plotë të shorehjes. Dhe deklaratën e Gërvallës e ka quajtur shpifje ordinere.
“Deklaratat e saj janë të pasakta. Kosova prinë në rajon liri të plotë të shorehjes ku askush nuk është i frikësuar me marr pjesë në tubime dhe manifestimw të ndryshme politike. Pra kjo është një shpifje ordinere qe është mundu me prodhu një justifikim të dështimit të tubimit të tyre”, shtoi Latifi.