Gërvalla i përgjigjet Grenellit për Kurtin: Nuk është e vërtetë, në ShBA kemi miq pafund në të dyja kampet

“Unë isha në ShBA…kemi miq pafund në të dy kampet atje”.

Rrufenë më të fundit nga Richard Grenell – Emisari i Donald Trump për Misione të Posaçme – e quajti “të pavërtetë”, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Se Albin Kurti “nuk është partner i besueshëm”, se “krejt bashkësia ndërkombëtare është kundër tij”, se deklarimi i tij në Ferizaj “është absolutisht i rremë” nga i cili “mos u mashtroni” – të gjitha këto, tha Gërvalla në një intervistë në TëVë1.

“Unë isha në ShBA”, tha Donika Gërvalla.

Dhe kjo qeveri e Albin Kurtit, tha ajo, “ka pafund miq në ShBA, në të dyja kampet”.

“Nuk është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare është kundër Kurti. Kjo do të thoshte që krejt ata partnerë me kë bisedojë e fshehin të vërtetën nga unë… Unë jam e fundit që më takon në një studio televizive të komentoj deklaratat e tij”, tha Gërvalla.

“Ne në të dyja kampet në ShBA kemi miq pafund, kemi njerëz të cilët realitetin e Kosovës e marrin shumë seriozisht”, vazhdoi ajo.

Gërvalla u shpreh se njerëz “që i gëzohen”, sipas saj, rreziqeve që mund t’i kanosen Kosovës nga një heqje dorë e ShBA-së si garantuesi i sigurisë së Kosovës.

Kjo, tha ajo, “është tepër naive”.

Gazetari e pyeti fare thjesht se çfarë qasje priten të kenë karshi kësaj administrate që ka dridhur gjeopolitikën dhe shtete prej më të mëdhash.

Gërvalla ia ktheu: “Është sinqerisht irrituese pyetja që shtroni”.

“Ne në të dyja kampet në ShBA kemi miq pafund, kemi njerëz të cilët realitetin e Kosovës e marrin shumë seriozisht”, tha ajo.

Gazetari e pyeti në mos Richard Grenell e ka “personale” ndaj Albin Kurtit.

Gërvalla nuk e mohoi asnjëherë; madje tha “pyeteni…ju si gazetar duhet”.

“Unë nuk mund të flas në TV për zyrtarët amerikanë, as dëshirën e gatishmërinë më të vogël”, tha ajo.