“Jam e celebruar, ta dish”/ E vërteta e martesës së Loredanës jashtë BBV-së, çfarë i ka thënë Jozit…

Loredana është banorja “e zakonshme” në mes të VIP-ave, e cila është pjesë e shtëpisë që në fillim të spektaklit të “Big Brother Vip Albania 4”.

Një javë nga fillimi i këtij edicioni, Loredana zbuloi që rezulton e celebruar me ish partnerin e saj.

Ajo i tregon Jozit për një marrëdhënie të mëparshme që ka zgjatur rreth 3 vite dhe që ka shkuar deri në celebrim.

Jozi nuk është ndjerë komod në këtë bisedë dhe i ka thënë që nuk dua ta dëgjoj dhe më pas ata kanë vazhduar bisedën e tyre në lidhje me traditat nëpër zonat që i përkasin.

“Unë kam patur një lidhje shumë të fortë më përpara që ka zgjaur rreth 3 vite, edhe unë rezultoj akoma e celebruar me atë njëri. Nuk ka patur një dasmë, por jam “e celebruar”. Ta them që ta dish”, ka thënë Loredana.

Ajo që riktheu çështjen e martesës së Loredanës ishte Rozana, një ditë pas ceremonisë simbolike që ndodhi në shtëpinë e “BBV-së”.

Në një bisedë mes Rozanës dhe Gjestit, këngëtarja tregoi se Loredana është e kurorëzuar me një djalë jashtë shtëpisë, edhe pse aktualisht është e ndarë.

Ky zbulim tronditi Gjestin dhe banorët e tjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi të kaluarën e Loredanës dhe dinamikën e saj në lojë.

Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt.

Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi tregoni.

Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana.

Gjesti: Është e martuar?!

Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë.

Gjesti: Jo moj!

Rozana: Po, me partnerin e saj, me të cilin është ndarë.

Gjesti: Kurorëzim në letra?

Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet.

Livia: Thuaj sa burra ke!

Gjesti: S’ka mëshirë!