Gjinovci: Grenelli po dojka me çue Kurtin mi 55%

Gazetari dhe analisti kosovar Rron Gjinovci ka komentuar deklaratën e Grenellit lidhur me kryeministrin Kurti.

“Grenelli po dojka me çue Kurtin mi 55%”, u shpreh Gjinovci.

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale deklaroi sot se, Kurti nuk ishte i besueshëm për administratën Trump dhe Biden.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X. (INA)