Arta Elezaj shijon pushimet në një nga destinacionet më luksoze të Zvicrës

Aktorja dhe influencerja e njohur, Arta Elezaj, po kalon disa momente relaksi në St. Moritz, destinacionin e famshëm zviceran të njohur për luksin dhe pistat e skive të klasit botëror.

E veshur me stil dhe elegancë, Arta ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet përpara një peizazhi magjik me male të mbuluara nga bora. Kombinimi i flokëve të saj kaçurrele me një pulovër neutrale dhe pantallona të zeza i jep një pamje të rafinuar dhe të ngrohtë dimërore.

Kë doni të shpëtoni?

St. Moritz është një nga vendet më ekskluzive të pushimeve në Evropë, i preferuar nga personalitete të famshme dhe të pasur nga e gjithë bota. Ky qytet alpin ofron hotele luksoze, restorante me yje Michelin dhe aktivitete të shumta dimërore, duke e bërë atë një vend ideal për një pushim të paharrueshëm, shkruan “Kosovarja”.

Arta Elezaj di si të shijojë jetën dhe nuk nguron të ndajë me fansat e saj momente të bukura nga aventurat e saj në destinacionet më të lakmuara!