Pas incidentit të ndodhur mes Gjestit dhe Gertës, ku kjo e fundit i hodhi alkool në fytyrë, ai u largua me urgjencë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësorë.
Më shumë e shqetësuar për gjendjen e tij ka qenë Egli, e cila lotoi shumë për ikjen tij. Por, gjatë natës kur të dy ata kanë qenë në krevat, nga një video e postuar në rrjetet sociale, duket sikur kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë. Teksa ishin duke biseduar, këngëtari i konfirmon pëlqimin ndaj artistes, duke i shprehur se i pëlqen gjithçka e saj.
Duket sikur çifti është duke ecur me hapa të ngadaltë për marrëdhënien e tyre, pasi Gjesti herë e shpreh dhe herë e mohon ndjenjën që ka ndaj saj. Të gjithë jemi sy e veshë për zhvillimin e marrëdhënies së tyre.