“Ehhh motrën….” Shqiptarët i hedhin ne liqen plaçkitësit që u vodhën 20 mijë euro (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë po qarkullon në rrjete sociale dhe disa portale, ku pretendohet se dy persona që janë paraqitur si policë i kanë marrë rreth 20 mijë euro disa shtetasve kosovarë.

 

Sipas këtyre raportimeve , më pas ka pasur një ndjekje dhe përplasje fizike, e cila siç shihet edhe nga video e bërë publike, ka përfunduar pranë një liqeni, ku situata ka dalë jashtë kontrollit.

Detajet e plota të ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga policia holandeze apo institucionet përkatëse lidhur me incidentin, as për identitetin e personave të përfshirë.