Tronditje pas zgjedhjeve, vjen reagimi i papritur i Vuçiq – Ja çfarë i tha Orbanit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqic, ka reaguar pas humbjes në zgjedhje të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, duke dërguar mesazhe si për fituesin, ashtu edhe për aleatin e tij të ngushtë politik, raporton Gazeta Minuti.

Sipas raportimeve të mediave hungareze, Vucic fillimisht ka uruar fituesin e zgjedhjeve, duke respektuar rezultatin e dalë nga vota e qytetarëve. Megjithatë, menjëherë pas kësaj, ai i është drejtuar edhe Orbánit me një mesazh personal mbështetjeje.

Në mesazhin e tij, presidenti serb thuhet se e ka “ngushëlluar” Orbánin për humbjen, duke theksuar se pavarësisht rezultatit zgjedhor, marrëdhënia mes tyre nuk do të ndryshojë.

“Pavarësisht gjithçkaje, ti do të mbetesh mik i imi,” mësohet t’i ketë thënë Vuqic homologut të tij hungarez, duke nënvizuar raportet e afërta që dy liderët kanë ndërtuar ndër vite.

Marrëdhënia mes Vuqic dhe Orbán është karakterizuar nga bashkëpunim i ngushtë politik dhe qëndrime të përafërta në çështje rajonale dhe ndërkombëtare, ndaj reagimi i presidentit serb shihet si një sinjal i vazhdimësisë së këtij raporti, pavarësisht zhvillimeve të fundit në skenën politike në Hungari, raporton Gazeta Minuti.

Ndërkohë, humbja e Orbánit ka ngjallur reagime të shumta në rajon dhe më gjerë, duke u konsideruar si një ndryshim i rëndësishëm në balancat politike në Evropën Qendrore.