Sondazh i fundit: Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm në anketën e fundit

Një sondazh i realizuar së fundmi të cilin e ka parë Gazeta Minuti nxjerr në pah një epërsi të thellë dhe të qartë të Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike të vendit.

 

Sipas të dhënave të këtij sondazhi, Vetëvendosje prin bindshëm me 51.3% të mbështetjes qytetare, duke konfirmuar një avantazh të fuqishëm ndaj subjekteve tjera politike.

Ky rezultat e vendos këtë parti në një pozitë dominuese, duke reflektuar një nivel të lartë besimi nga qytetarët edhe pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Matja është realizuar me një mostër prej 1,010 respondentësh të përzgjedhur nga shtatë zona të ndryshme të vendit, duke përfshirë rajone të ndryshme gjeografike dhe demografike me përzgjedhje të kuotes gjinore 50% nga gjinia mashkullore dhe 50% nga gjinia femrore.

Gjinia:

 

    • 505 meshkuj
    • 505 femra

Mosha:

  • 18–29 → 25% e 1000 = 255 persona
  • 30–44 → 30% = 303 persona
  • 45–59 → 25% = 251 persona
  • 60+ → 20% = 201 persona