Hungaria ka zgjedhur Europën. Ky ishte mesazhi kryesor i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas rezultatit të zgjedhjeve në Hungari, ku kryeministri Viktor Orbán ka pësuar humbje.
Në një reagim publik, Von der Leyen theksoi se Europa ka qenë gjithmonë në krah të Hungarisë dhe se vendimi i qytetarëve shënon një rikthim të vendit në rrugën e tij europiane.
Sipas saj, kjo zgjedhje përforcon jo vetëm orientimin e Hungarisë drejt Bashkimit Europian, por edhe vetë Unionin.
“Europa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku, ne jemi më të fortë,” u shpreh ajo, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare.
Reagimi i saj shihet si një sinjal politik për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Bashkimit Europian, pas një periudhe tensionesh me qeverinë e Orbán.