Reperi Mozzik, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka njoftuar se biznesi i tij ka qenë cak i një sulmi.
Ai ka shkruar se garazhi i tij është sulmuar me benzinë nga disa persona që ai i ka cilësuar si bandë franceze.
Tutje ai ka thënë se edhe disa prej veturave janë dëmtuar.
“Gjatë ditëve të fundit, garazha jonë e veturave në Zvicër ka qenë cak i një sulmi të rëndë nga disa persona që dyshohet të jenë pjesë e një e një bande nga Franca.Si pasojë, janë djegur disa vetura me benzinë dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Me ketë rast, dua t’i njoftoj dhe njëkohësisht t’i paralajmëroj të gjithë shqiptarët që janë garazha apo biznese të ngjajshme, të kenë kujdes të shtuar dhe të rrisin masat e sigurisë”, ka shkruar Mozzik.
Mozzik tutje ka thënë se “Faleminderit shumë për përkrahjen dhe solidartetin tuaj. Besoj në fuqishëm në drejtësinë zvicerane dhe jam i bindur që personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë”./Periskopi