Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Pak më parë ka ndodhur një aksident në fshatin Orobërdë të Istogut.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, automjeti ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare lidhur me rastin. Ndiqni pamjet me poshte: