Rreth orës 22:00 në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, në Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku njoftoj se 32-vjeçari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor, ndërsa një 24-vjeçare po trajtohet në emergjencë në Qendrën Emergjente të qytetit.
“Me datën 10.04.2026, rreth orës 22:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas informatave të para, dyshohet se janë plagosur dy persona, një femër ( rreth 24 vjeçe) dhe një mashkull ( rreth 32 vjeç), të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor. I plagosuri mashkull, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Ndiqni pamjet ne vazhdim: