Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Livoç i Ulët, në komunën e Gjilanit, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore shkruan Radio Star.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:39, Policia e Kosovës ka pranuar njoftim për një aksident trafiku me të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse, përfshirë ndihmën e parë, Njësinë e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Togeri Ismet Hashani, ka deklaruar për Radio Star se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy motoçikleta, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime. Ja dhe pamjet nga vendi i ngjarjes: