Qeveria me lajm të mirë edhe për bujqit – Kaq do përfitojnë

Në Kosovë po vazhdojnë diskutimet për finalizimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, e cila synon të mbështesë sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe të lehtësojë barrën financiare për qytetarët.

Burime për Gazeta Minuti bëjnë të ditur se në kuadër të kësaj pakoje pritet të përfshihet edhe një masë e rëndësishme për sektorin e bujqësisë, konkretisht rimbursimi i derivateve për bujqit e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, kjo masë synon të ulë kostot e prodhimit për fermerët, të cilët janë përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të naftës dhe inputeve të tjera bujqësore. Rimbursimi i derivateve pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit vendor dhe në përmirësimin e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor.

Po ashtu, kjo mbështetje shihet si një hap konkret për të nxitur zhvillimin rural dhe për të forcuar ekonominë vendore, duke u dhënë bujqve më shumë mundësi për të vazhduar aktivitetin e tyre në kushte më të favorshme.

Sipas informacioneve, edhe kjo masë, sikurse pjesët e tjera të pakos, duhet të kalojë fillimisht në procedurat e miratimit në Kuvend, e më pas të marrë dritën jeshile nga Qeveria, përpara se të nisë zbatimi në praktikë.