“Kosova në zgjedhje, Kurti e di”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar për media sa i përket çështjes së presidentit.

 

Haradinaj, kur është pyetur se mos ndoshta kryeministri Kurti po dëshiron që të shkojë në zgjedhje ka deklaruar “jo ndoshta, por jemi në zgjedhje”.

Sipas tij, sikur Kurti të dëshironte ta zgjidhte presidentin e di se si shkojnë këto procese, pasi siç shton Haradinaj kanë përvoja politike në zgjedhjen e këtij të fundit.

“Nuk e ka me rëndësi se e ka vetën… Jo ndoshta, po jemi në zgjedhje, sikur të kish dashtë me zgjedhë presidentin ai e din si shkojnë këto punë, këto procese, ne kemi përvoja politike, disa herë kemi arrit me zgjedhë president. Pra ai nuk e ka hap paketën fare të qeverisë, me thënë qeverinë po e ndali për vete, kur vjen puna e presidentit urdhëroni të merremi vesh. Kjo shkon ndryshe, me atë që e fton për partneritet për president, pra bëhesh partner edhe në qeveri”, ka thënë