“U dashtë të mendoj dy herë kur e tha këtë fjali Vjosa”

Lëvizja Vetëvendosje ka intensifikuar reagimet ndaj deklaratave të ish-presidentes Vjosa Osmani, pas intervistës së saj të fundit publike.

 

Deputeti Adnan Rrustemi rikujtoi kritikat e mëhershme të Osmanit ndaj kryeministrit Albin Kurti, veçanërisht deklaratën për “bixhoz me aleatët”.

“Do të duhej të mendonte dy herë kur i tha këto fjalë”, shkroi ai, duke mbrojtur qëndrimin e Kurtit në dialog.

Sipas Rrustemit, deklaratat e Osmanit lidhen me qasjen e qeverisë për rendin në veri dhe qëndrimin e ashpër në negociata.